Showbiz

“Forbes” publikon të dhënat, Bill Gates nuk është më i pasuri në botë

Bill Gates nuk është më biznesmeni më i famshëm në botë dhe këtë e ka konfirmuar revista prestigjose “Forbes” vetëm pak orë më parë.

“Forbes” ka publikuar listën e re me personat më të pasur deri tani dhe duhet theksuar se Gates nuk është më numri 1, vendin e tij e ka zënë Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon”.

Falë një rritjeje prej 59% të aksioneve të kësaj kompanie në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë ndryshe nga Gates i cili figuron 90 miliardë.

I treti me 84 miliardë dollarë pasuri renditet Warren Buffet, industrialisti francez Bernard Asnault vjen pas tij në vendin e 4-t më 72 miliardë ndërsa Donald Trump ka shënuar zbritje duke shkuar në vendin e 766 me 3.1 miliardë dollarë, ndryshe nga viti i kaluar kur ishte në vendin të 544-t.