Showbiz

Avicii rrëmben fronin e “Billboard” në kategorinë dance me “SOS”

Dj dhe producenti i ndjerë Tim Bergling vazhdon të mbetet nr.1 dhe kjo vërtetohet nga mjeshtëria e produksioneve të tij muzikore si edhe nga mbështetja e madhe e fansave.

Së fundmi ai ka rrëmbyer vendin e parë në klasifikimin e “Billboard” në kategorinë ‘dance’ nga bashkëpunimi i fundit me Aloe Blacc, “SOS”.

Projekti muzikor i nisur nga Avicii është përfunduar nga kolegu i tij Laidback Luke. Kjo është kënga e 7 e Avicii që zë vendin e parë në këtë klasifikim.