Aktualitet Bota

Foto të pazakonta të “varrezës” së luftanijeve të Luftës I Botërore në ujrat e Turqisë…

Foto të pazakontë të një koleksioni rrënojash me luftanije të ndryshkura në ujërat e Turqisë janë eksploruar nga zhytes të guximshëm mes të cilave dhe anija gjigante britanike e luftës HMS Majestic e shkatërruar në një betejë të Luftës së Parë Botërore.

Parku i famshëm nënujor i Gallipoli mbledh shumë entuziastë historie dhe misteresh për pamjet madhështore të mjeteve të varrosura të luftës, në formën e një muzeumi të një lloji unik.

Vendndodhja e tij pranë portit e rezortit turk të Canakkale, shton interesin për rreth 12 rrënojat e luftanijeve të mbetura mes koraleve bregdetare, te të cilat mund të shkohet nga disa pika të ndryshme zhytjeje.

Vizitorët e impjantit kthehen 106 vjet prapa në kohë duke eksploruar koleksionin e paprekur të luftanijeve historike.

Luftanija britanike HMS Majestic ishte dislokuar aty për betejën barbare të Gallipoli – ku më shumë se 13,000 njerëz humbën jetën, shkruan e përditshmja Daily Mail.

Mjeti britanik u fundos nga një nëndetëse gjermane që e goditi me silurë pranë kepit Helles, duke shkaktuar vdekjen e 49 anëtarëve të saj të ekuipazhit.

Impjanti është hapur për publikun në 2021, dhe është një nga fushëbetejat e vjetra të ruajtura më mirë dhe i përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore.

Në të shihen skeletet e anijeve dikur të fuqishme, tashmë të mbetura vetëm në shufra hekuri e metali të ndryshkur.

Eksploruesit hasin aty koleksione të ndryshme peshqish e specie ujore që i kanë kthyer rrënojat në habitatin e tyre.

Zyrtarët turkë thonë se kanë krijuar impjantin e zhytjes në një destinacion për zhytësit që duan të lidhen me të shkuarën i hidhur ashtu dhe të tashmen e rrjedhur prej saj. –DailyMail–