Bota

Franca do t’i dërgojë Ukrainës autoblinda të vjetra dhe raketa të reja!

Franca do t’i dërgojë Ukrainës qindra autoblinda të vjetra dhe raketa të reja tokë-ajër, në mënyrë që Kievi t’i përdorë në luftën kundër Rusisë, tha ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu.

Ushtria franceze vazhdimisht zëvendëson mijëra autoblinda VAB, mjete të cilat për herë të parë u përdorën në fund të viteve ’70.

Lecornu shtoi se Franca po ashtu po përgatitet që t’i japë sërish raketa tokë-ajër të llojit Aster 30, që përdoren për sistemin SAMP/T, që Parisi i ka dhënë Kievit.

Raketat Aster 30 mund të shkatërrojnë avionët luftarakë, dronë dhe raketat lundruese në një rreze veprimi prej 120 kilometrash.

“Ukraina ka nevojë urgjente për mbrojtje më të mirë tokë-ajër… Rusia po intensifikon sulmet, veçmas ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile”, tha ai.

Ministri francez po ashtu tha se shteti i tij po përshpejtojnë prodhimin e municioneve në mënyrë që deri në verë t’ia dërgojë Ukrainës.

Ndryshe, Macron muajin e kaluar sugjeroi për mundësinë që shtetet evropiane të dërgojnë trupa në Ukrainë – shtet që po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022 – ide që është përballur me kritika nga udhëheqësit e tjerë evropianë.