Celebrities Gossip Showbiz

Françeska shpërthen në lot, ja akuza që e ka prekur banoren!

Duket se ka ardhur koha për një dasmë në shtëpinë e “BBV3”.  Vëllai i Madh ka një sfidë të re për banorët, ku do të organizojnë edhe një herë një dasmë mes dy banorëve, ku duhet të zgjedhin me vota  çiftin që do celebrohet, dëshmitarët por dhe familjarët e nuses dhe dhëndrit. Banorët vendosën që kjo dasmë të jetë  e Romeos dhe Heidit dhe do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.

Pas një debati me Julin, Françeska ka shpërthyer në lot teksa qëndronte në oborr. Kjo pasi Juli dhe disa banorë të tjerë e akuzojnë se ajo ka dashur të lidhet me Meritonin, gjë e cila e ka fyer Françeskë, pasi ajo ka edhe një bashkëshort jashtë me të cilin ka një djalë.

Françeska: Më kanë thënë ‘ti nuk dukesh që ke burrë, desh u lidhe me Meritonin’ dhe unë të vazhdoj të duroj? Nuk dinë të më kapin te loja, por dinë vetëm të më denigrojnë. Kur flas për bashkëshortin dhe fëmijën tim më thonë na çave kokën. Meritonin nuk e përqafoj se i di limitet, i di sesi janë njerëzit në këtë shtëpi. Kam qenë e kujdesur se nëse ka diçka me shumë vlerë për mua, është ajo familja ime e vogël.