Lifestyle

Frazat që nuk duhet t’i thoni kurrë kolegëve tuaj!

A e dini se një sens i mirë i humorit do t’ju ndihmoj të bashkëpunoni më mirë me kolegët në vendin tuaj të punës? Sensi i mirë i humorit do t’ju ndihmoj t’i kryeni detyrat më lehtë duke e ngritur moralin e kolegëve dhe nivelin e angazhimit. Veç kësaj, sensi i humorit e ngre produktivitetin duke e zvogëluar stresin në punë. Ndërkaq, një nga 3 gjërat që na stresojnë aq shumë sa na bie imuniteti është puna jonë dhe më konkretisht nëse punojmë diku që nuk na pëlqen dhe fatkeqësisht nuk ka alternativë.

Një mjedis pune i shëndetshëm dhe pozitiv duhet të jetë synimi i të gjithëve, punëdhënësve dhe punonjësve. Gjuha toksike, nënçmuese është e aftë të krijojë armiq brenda një grupi. Fraza “Sikur të mos isha unë…” është një tregues se po ulni punën e kolegëve tuaj dhe sigurisht këtë nuk mund ta pranojë askush. Fraza “Provë e mirë, por…” me “por” e keni fshirë komentin pozitiv që ke bërë.

Nëse doni të shpërbleni dikë, nuk ka arsye për “por”. Fraza “Jam i sëmurë, por do të vij në zyrë” jo vetëm që po neglizhoni veten për hir të punës, por po rrezikoni shëndetin e kolegëve tuaj. Ju gjithashtu keni krijuar një precedent të keq për çdo koleg tjetër që sëmuret.

Këshillohet të jeni diskret në ndarjen e përjetimeve tuaja pasi situata të cilat mund t’i ndani me njerëz të afërm e me miq mund të mos jenë të përshtatshme për t’u ndarë me kolegët e zyrës. Nëse nuk ju pëlqen dikush në punë, nuk ka arsye t’ia bëni të ditur këtë gjë. Mbajeni për vete. Kjo thjesht do të thotë që po silleni qytetarisht e me mirësjellje me atë person e nuk po i jepni shenjë mospëlqim