Lifestyle

Frazat që përdorin njerëzit e fortë emocionalisht!

Forca emocionale lidhet drejtpërdrejt me vetëvlerësimin dhe inteligjencën emocionale, pasi njerëzit e fortë emocionalisht nuk e pyesin vazhdimisht veten, janë të vetëdijshëm për të metat e tyre dhe nuk ndjejnë nevojën për konfirmim të vazhdueshëm nga të tjerët.

Psikologia Dr.Cortney Warren, e diplomuar në Harvard, përmes përvojës së saj është e bindur se forca emocionale i bën njerëzit më të aftë të menaxhojnë konfliktet dhe të kenë ndjeshmëri. Këto janë nëntë frazat që thonë njerëzit  e fortë emocionalisht:

1.“Jo”
2.“Ky jam unë dhe ndihem mirë për këtë”.
3.“Nuk jam aspak rehat me atë që po ndodh çfarë po thua?”.
4.“Unë do të punoj për të”.
5.“Është vërtet shumë e rëndësishme për mua”.
6.“Vërtet, kështu jam/bëj? Nuk e kuptova”.
7.“Më lejoni të mendoj për këtë përpara se të përgjigjem”.
8.“Më vjen keq që po e keni të vështirë. Si mund të ndihmoj?”.
9.“Do të përpiqem!”.