Showbiz

Frymëzuar nga një kërpudhë? Zayn Malik objekt talljeje në Twitter

Ditën e kaluar teksa po largohej nga apartamenti i të dashurës së tij Gigi Hadid, këngëtari i famshëm është fotografuar nga papacarët.

Ajo çfarë menjëherë ka rënë në sy është modeli i tij i ri i flokëve që mesa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Si gjithmonë ‘zhurma’ nisi në Twitter pasi ky rrjet social është shndërruar në burimin më të fundit të thashethemeve ku kushdo e kurdo shpreh mendimin e tij mbi gjithçka. Sigurisht që as Zayn nuk i ka shpëtuar kritikave e komenteve të njerëzve.

Një pjesë e mirë e tyre nuk e kanë aprovuar këtë model të ri flokësh duke u shprehur se kushdo që ja ka prerë duhet t’i vijë turp nga vetja. “Duket fiks si një Kërpudhë”- ka qënë një tjetër status i shkruar në Twitter.

Disa të tjerë janë shprehur se kjo është një ndër pamjet më të shëmtuara të tij ndërkohë që një pjesë tjetër krahas kërpudhës e kanë krahasuar këtë prerje flokësh me formën e një tasi.