Showbiz

Fundi për këngëtarin e “The Chainsmokers” e dashura publikon fotot e tradhëtisë së tij

Këngëtari i famshëm i grupit “The Chainsmokers” Alex Pall dhe partnerja e tij Tori Woodward sapo i dhanë fund marrëdhënies së tyre 4-vjeçare.

Vetëm pak orë më parë Tori ka publikuar në historinë e Instagram-it të saj dy foto të shkëputura nga video e një kamere në ashensor ku i dashuri i saj shfaqej në krahët e një femre tjetër. Zemërthyer ajo u ka treguar ndjekësve të saj se kjo nuk është hera e parë që ai e tradhëton.

Edhe pse fotot ku ai shfaqet me një tjetër modele provonin se është fajtor, ajo ka treguar se ai nuk e ka pranuar kurrë se e kishte tradhëtuar. Për shkak se Alex është personazh i famshëm, të tradhëtosh partneren për një natë nuk është diçka e rëndësishme pasi sipas tij, kjo gjë ndodh rëndomë në industrinë e muzikës.

Pas një bisede të gjatë ai e ka pranuar fajin sepse faktet flisnin vetë. Megjithatë, ai i është drejtuar ashpër duke i thënë se Tori po i jepte më tepër rëndësi seç duhej kësaj situate dhe nëse do të publikonte këto pamje, gjë që ajo sapo e bëri, karriera e tij do të merrte fund.