Gossip Showbiz

Fundjava si të Angela Martini-t të kishim të gjithë…

Modelja e njohur shqiptare, e cila tanimë jeton në Amerikë, Angela Martini, shpesh komentohet për fotot dhe video-t sensuale që poston në rrjetet sociale. Bukuroshja numëron 510 mijë ndjekës në rrjetin e saj social ‘Instagram’. Së fundmi ajo ka postuar një kolazh fotosh teksa shihet se është dukë e shijuar në maksimum këtë sezon vere.

Normalisht të gjithë mezi e presim verën dhe të gjithë duam që të relaksohemi nëpër plazhe te ndryshme brenda apo jashtë vendit, por jo të gjithë kemi fatin t’i shijojmë ato si Angela. Super ylli shihet tepër e lumtur dhe e relaksuar në një jaht luksoz e veshur me një palë rroba banje të verdha, ku padyshim nuk ka munguar as bashkëshorti i saj, miliarderi rumun, Dragod Savulescu.

Në diçiturën e fotove 35-vjeçarja ka shkruar:

Momente të rastësishme të fundjavës!

https://www.instagram.com/p/CQ9AobTMXcJ/

Rikujtojmë, se Martini shpesh është komentuar së është ndarë nga bashkëshorti i saj, por mesa duket këto lajme nuk janë të vërteta pasi Angela poston shpesh foto me të në rrjete sociale për t’ja bërë të gjithëve të ditur se është në krah të tij dhe shumë e lumtur madje.

Prej 2 vitesh bukuroshja është e martuar me biznesmenin dhe martesa e tyre erdhi krejt papritur e për ata që mund ta kenë humbur, po ashtu nuk ishte fare e zakonshme nga ato që jemi mësuar të shohim. 

Vlen të theksohet se marrëdhëniet e tyre familjare janë shumë të forta dhe këtë na e kanë treguar herë pas here. Së fundmi, Angela ka publikuar një imazh të vjehrrës së saj krahas së cilës i ka uruar ditëlindjen me fjalë shumë të ngrohta.