Lifestyle Love & Sex

‘Fuqia’ e shikimit sy më sy me shpirtin tuaj binjak…

Një studim i kohëve të fundit i botuar në New York Times tregon se shikimi në sytë e njëri-tjetrit për 4 minuta rresht mund t’i afrojë njerëzit emocionalisht. Ekipi i SoulPancake vendosi të eksperimentojë këtë teori me 6 çifte të dashuruara. Disa sapo janë takuar dhe disa kanë qenë së bashku për 55 vjet. Të shikosh një person në sy intensivisht është si të depërtosh në shpirtin e personit që po shikon. Ajo mund të jetë shumë më intime se një përqafim apo një puthje.

Përpiqu t’i kushtosh vëmendje. Kur flet me një person, a mund t’i shohësh në sy gjatë gjithë diskutimit, apo preferon të shikosh duart, tavanin apo diçka tjetër Sytë, siç e dimë, janë pasqyra e shpirtit. Në fakt, sytë nuk gënjejnë dhe vërtet zbulojnë veten, atë që po mendojmë apo emocionet që po ndjejmë. Shikimi në sytë e njëri-tjetrit është pjesë e gjuhës jo verbale, një mënyrë komunikimi me të cilën nuk jemi mësuar sepse është e vështirë për t’u kontrolluar. Shikimi zbulon edhe ndjenjat tona të vërteta.

Shumicën e kohës, gjuha jonë jo verbale zbulon shumë më tepër se fjalët tona. Ajo shpesh zbulon të kundërtën e asaj që themi. Përpiquni të imagjinoni se sa intensiv dhe i thellë mund të jetë momenti kur dy të dashuruar shikojnë në sytë e njëri-tjetrit pa thënë asgjë. Ata mund të jenë edhe në vendet më të zhurmshme por në atë moment janë vetëm ata të dy dhe ata komunikojnë emocionet, mendimet, përvojat.