Aktualitet Politikë

Rezoluta për reformat anti-korrupsion, mazhoranca e paraqet në Kuvend! Opozita ende pa përgjigjie

Socialistët ecën përpara me idenë për të ngritur një komision të posaçëm me fokus luftën ndaj korrupsionit.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla bëri me dije gjatë seancës së sotme se grupi parlamentar i PS ka depozituar në Kuvend projektrezolutën për integrimin e vendit në BE.

“Në Kuvend është depozituar nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste projektrezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërine 2030 në BE”– tha Nikolla.

Për të joshur opozitarët Edi Rama ka futur në lojë edhe ndërkombëtarët duke i dhënë një rol mbikqyrës në procesin e reformave. Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi pak para njoftimit se nisma e socialisteve eshte futur ne procedure parlamentare ndalin hapin tek ndërkombëtarët.

“Ne jemi në kontakt me ndërkombetarët për të shprehur shqetesimet që kemi por edhe vijat e kuqe persa i përket reformës në drejtësi dhe aq me e rëndësishme, SPAK dhe në kordinim me to do mbledhim informacionit dhe do vendosim cilët do jenë hapat vijues”- u shpreh Tabaku.

Amerikanët i dhanë dritës jeshile projektrezolutës së hartuar nga socialistët. Kjo bëri që Lulzim Basha të dalë të sqarojë edhe nje herë pozicionin e deputeteve që ai ka në kontroll.

Dokument serioz është propozimi për vettingun e politikanëve E propozime te tilla kerkojne bashkepunim bipartizan dhe ky bashkepunim duhet te jete transparent sic e kerkojne partneret nderkombetar dhe PD është e gatshme në çdo moment të punojë për interesin publik. Demokratët kërkojnë më shumë qartësi.