Celebrities Gossip Showbiz

Futbollisti i njohur Mesut Ozil bëhet baba për herë të dytë!

Së fundmi futbollisti i njohur Mesut Ozil njoftoi se është bërë baba për herë të dytë, i një vajze që e pagëzoi me emrin Ela. Nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Twitter 33-vjeçari ka shkruar:

Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela.

Rikujtojmë se futbollisti gjerman me origjinë turke dhe bashkëshortja e tij Amine Gulse Ozil kanë bashkë edhe një vajzë 2-vjeçare të quajtur, Eda. Çifti janë të martuar që nga viti 2019. Kujtojmë se presidenti Recep Tayyip Erdogan, u kujdes për kurorëzimin e çiftit në ditën e tyre më të rëndësishme. Ozil ndërkaq ka qenë në një lidhje me bukuroshen Gulse që nga viti 2017 dhe dyshja njoftuan fejesën e tyre në qershor të vitit 2018.