Sport

Ozil nuk largohet dot nga Turqia, firmos me ekipin e ri që orientohet nga Erdogan!

Mesut Ozil është zyrtarisht një futbollist i Istanbul Basaksehir.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke vendosur një muzikë të këngëtarit të famshëm Tarkan në sfond, ndërkohë që etiketonte në postim lojtarin turko-gjerman.

Ozil kështu nis një aventurë të re në klubin që është në pronësi të shtetit turk që orientohet nga presidenti Erdogan.

Mesfushori turko-gjerman u largua nga Fenerbahçe për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte së fundmi me drejtuesit, duke u transferuar te rivalët e tjerë të Stambollit.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit ishte kthyer në vendin e tij të origjinës në vitin 2021 për të veshur fanellën e Fenerbahçes.

Vetëm pas një viti e gjysmë me fanellën verdheblu, marrëdhënia mes palëve kishte arritur në pikën kur nuk mund të kishte kthim pas, për shkak të marrëdhënieve të parikuperueshme me trajnerin e përkohshëm Ismail Kartal.

As emërimi i Jorge Jesus nuk mundi të ndryshonte marrëdhënien e tendosurtë futbollistit me klubin. Megjithatë, e ardhmja e Ozil do të jetë sërish në Turqi, madje po në qytetin e Stambollit. Lojtari, në fakt, është shumë pranë firmës me Basaksehirin.