Health & Beauty Lifestyle

Gabimi me ushtrimet e barkut që bëjnë të gjitha nënat pas lindjes së fëmijës!

Trajnerja e fitnesit, Tiffiny Hall, ka shpjeguar se pse gratë, pavarësisht stërvitjes, e kanë të vështirë të heqin qafe barkun pas lindjes së fëmijës. Ajo beson se shumë nëna bëjnë disa gabime duke u përpjekur të rikthehen në formë pas lindjes së një fëmije. Tiffiny solli në jetë fëmijën e saj të dytë në fillim të vitit dhe pranon se rikthimi në formë ishte shumë i vështirë.

Gjatë kohës që punontë me barkun, ajo vendosi të vizitojë një fizioterapist. Trajnerja mësoi nga fizioterapisti se po fokusohej në zonën e gabuar gjatë ushtrimeve. Në videon që ka shpërndarë në Instagram, ajo ka treguar se çfarë po bënte gabim në të vërtetë gjatë stërvitjes.

Po punoja shumë, por në pjesët e gabuara të trupit. Nuk e kisha idenë. Po përpiqesha të forcoja pjesën e sipërme të barkut, por nuk po i kushtoja të njëjtën vëmendje pjesës së poshtme. Pra, pjesa e poshtme e barkut nuk ishte përfshirë fare.

Dhjami në bark mund të shkaktojë sëmundje kronike, paralajmërojnë ekspertët. Mënyra e shpejtë e jetës, qëndrimi ulur në punë, si edhe stresi shkaktojnë obezitet te shumica e njerëzve. Mënyra e parregullt e jetës dhe moskujdesi për trupin, mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Problemi më i shpeshtë, përkatësisht grumbullimi i dhjamit, shfaqet në zonën abdominale, ndërsa, sipas ekspertëve, pikërisht nga ajo zonë është më e vështirë heqja e kilogramëve të tepërt. Nutricionistja Sydney Green paralajmëron se dhjami në zonën rreth barkut përbën një rrezik më të madh për shëndetin sesa dhjami në kofshët, vithet dhe ijët.