Showbiz

Gabriel Garko: “Ligësia në rrjetet sociale më frikëson”

Nuk është shfaqur në ndonjë projekt kinematografik por as në media prej muajsh dhe arsyen për këtë largim për përkohshëm të tij Gabriel Garko e ka zbuluar në një intervistë.

Teksa ka folur hapur për revistën “Chi” fillimisht aktori i famshëm italian ka hedhur poshtë akuzat e aludimet rreth orientimit të tij seksual. “Unë jam i lodhur duke i mohuar këto akuza të kota. Të akuzosh dike për diçka që nuk është, është për të ardhur keq” ,-tha ai.

Zgjedhja për të qëndruar larg vëmendjes për pak kohë për 46-vjeçarin erdhi si një thirrje për të gjetur qetësinë shpirtërore. Ai u shpreh se ligësia e shfrenuar në rrjetet sociale e frikëson dhe për këtë arsye Garko është i mendimit se nuk i duhet dhënë hapësirë çdo njeriu në këto platforma.