Showbiz

Zbulohet identiteti i të dashurit të ri të Gabriel Garkos

Pak javë më parë ylli i kinematografisë italiane Gabriel Garko tha publikisht në “Big Brother Vip” ku ishte i ftuar se është gay.

Lajmi sigurisht që mori vëmendjen e medias rozë gati në të gjithë botën dhe ende vazhdon të jetë. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Verissimo”, Garko theksoi se momentalisht është në një lidhje por nuk preferon ta zbulojë identitetin e partnerit të tij.

Sigurisht që fansat kryen detyrën e tyre duke bërë kërkime të hollësishme, dhe identiteti i këtij personi misterioz u zbulua shumë shpejt. Djali me të cilin Garko është në një lidhje quhet Gaetano Salvi, është 23-vjeç dhe ka lindur në Napoli. Këtë e zbuloi për herë të parë revista “Chi” duke marrë për bazë kërkimet e fansave.

Gaetano nuk i përket botës së medias, ai preferon të ketë një jetë të thjeshtë e komode por sidomos private. Momentalisht ai punon në aeroportin e Milanos.