Showbiz

Rrëfimi i Garkos nuk ka qenë falas, zbulohet shuma që ka marrë për të pranuar publikisht orientimin seksual

Të shtunën që lamë pas rrëfimi i Gabriel Garkos në “Big Brother VIP” rreth homoseksualitetit të tij shokoi një publik të tërë.

Aktori italian pranoi publikisht se është gay gjatë leximit të një letre personale që i dedikohej ish të fejuarës së tij që momentalisht është konkurrente në këtë spektakël.

“Jemi në vitin 2020, c’mund të them më tepër” -u shpreh ai i përlotur. Duket se gjërat nuk kanë mbaruar me kaq për yllin e “Il Bello Delle Donne”. Gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli pohoi se aktori është paguar për të dalë publikisht me seksualitetin e tij.

“Rrëfimi i Garkos nuk ka qenë falas” -u shpreh ajo duke shtuar se 48-vjeçari ka marrë plot 60.000 euro nga kjo deklaratë.

30.000 i janë ofruar nga “Big Brother VIP” dhe 30.000 të tjera nga “Verissimo”. Krahas kësaj, gazetarja shton se megjithëse lotët e tij nuk shkuan dëm, Garko priste me padurim të ç’lirohej nga kjo barrë dhe të jetonte jetën i lirë.