Aktualitet

Gati për protestën në Tiranë, protestuesit bllokojnë autostradën Lezhë-Laç/Qeveria plan anti-krizë/Opozita kërkon mocion!

Kryeministri Rama ka mbledhur qeverinë, për planin e masave anti-krizë, që është një paketë e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si dhe të luftës në Ukrainë. Ndërsa bëri të ditur se plani po merr formë përfundimtare, në përfundim të mbledhjes së kabinetit qeveritar pritet një prezantim i pikave të tij.

Kryedemokrati Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat para mbledhjes së grupit parlamentar dhe u shpreh do t’i kërkojë deputetëve që të bëjnë kërkesë për një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.

Të hiqet taksa e qarkullimit dhe të bëhet ngrirja e taksave si akciza apo e taksave të tjera, TVSH 6% për ushqimet. Kryeministri u tall, iu përgjigj me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti. Sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak, nuk mjafton që topin t’ia kalosh një faktori tjetër, e lehtë t’i vësh fajin Autoriteti të Konkurrencës apo të zihesh me ata që ke pasur në krah. Çmimi i naftës rritet, rriten edhe të ardhurat e qeverisë, pavarësisht prej situatës së brendshme brenda PD-së, nuk e harrojmë detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten e qeveria shton retorikën dhe dhunën. Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojë lumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje dy javë më parë, një nga propozimet është që të kërkojmë mocion me debat që qeveria të lërë llafet!

“Një ironi të madhe” e konsideroi Grida Duma deklaratën e kreut demokrat Lulzim Basha për rritjen e çmimeve.

Unë besoj që të gjithë bashkë duhet të jemi për të mos bërë këshilltarin e Qeverisë. Nuk mund të dalë kreu demokrat, ne duhet të bëjmë opozitarizëm jo të këshillojmë qeverinë. Sheshet sot janë të mbushur me qytetarë, unë kam një revoltë personale që miq e kolegë më thonë si ju duket protesta, por mos u shfaqni se politika e prish protestën!

Në këto çaste pritet të nisë protesta e qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve e të mallrave të konsumit. Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet po marshohet përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur para Kryeministrisë. Protestuesit kanë shpalosur një banderolë me mbishkrimin: “Boll na vodhët!”, si edhe mbajnë flamuj kuqezi në duar. Ndërkohë, një e tillë po mbahet në Lezhë e qytetarët kanë bllokuar autostradën Lezhë-Laç. Ata u grumbulluan edhe në Pogradec e Berat. Prej së mërkurës, protestat janë shtrirë në disa qytete ku protestuesit kanë bllokuar akset rrugore duke i bërë thirrje qeverisë për heqje të taksave. Deputeti demokrat, Edmond Spaho u procedua penalisht për bllokim rruge gjatë protestes në Korçë.

Presidenti Ilir Meta reagoi sot mbi shoqërimet e kryera një ditë më parë nga policia, gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve në Tiranë. Meta ftoi të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.