Celebrities Gossip Showbiz

Ghetto Geasy paralajmëron bashkëpunimin me dy reperët e njohur!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi ka qenë reperi Ghetto Geasy që na ka zbuluar surprizën që ka përgatitur për ne.

Bëhet fjalë për një duet me dy reperët dhe miqtë e tij, Cozman dhe Onat. Pak më parë, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram na e ka treguar këtë por nuk ka zgjedhur të ndajë me ne detaje të mëtejshme lidhur me këngën.

Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit.

Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi dhe prezantuesja Marina Vjollca u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar).

Para pak ditësh Getoari vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me postimin e tij më të fundit në Instagram. Për herë të parë reperi ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur Marget në krahë teksa e puth në ballë.