Showbiz

Gigi dhe Zayn drejt altarit?! Veprimi i fundit i këngëtarit ngjall dyshimet!

Modelja e famshme, Gigi Hadid dhe këngëtari i njohur, Zayn Malik pretendohet se janë gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Gjatë mesnatës, këngëtari publikoi albumin e ri dhe njëra prej këngëve ka tërhequr më së shumti vëmendjen e fansave. Në këngën “When Love’s Around”, Zayn shprehet se ai mendon të martohet, ndërkohë që këndon për dikë që do të bëhet bashkëshortja e tij.

Pasi kanë dëgjuar këngën, fansat kanë nisur të aludojnë se çifti është duke shkuar drejt altarit. Dikush në Twitter ka shkruar:

“Sapo dëgjova ‘When Love’s Around’ dhe a do t’i propozojë Zayn Gigi-t???!!

Ndërsa një tjetër ka shkruar:

Dua të them… a po i propozon ai në këtë mënyrë?

Po ju, si mendoni?

Rikujtojmë se dyshja e njohur në shtator të vitit që lamë pas u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, emrin e së cilës nuk e kanë bërë ende publike.