Showbiz

Gigi dhe Zayn sërish në krahët e njëri-tjetrit?!

Pak javë më parë ata shokuan publikun dhe fansat kur lajmëruan nëpërmjet dy deklaratave online se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi.

Megjithëse të gjithë u trishtuan duket ka ende shpresë që ata të rikthehen serish tek njëri-tjetri jo më kot thanë që edhe pse gjërat kanë përfunduar ata do të duhen përgjithmonë.

Zayn është kapur mat vetëm pak ditë më parë duke dalë nga i njejti hotel ku po qëndronte edhe modelja e famshme. Gjithashtu Gigi refuzon që ta heqë ishi-n e saj nga rrjetet sociale sidomos pasi ky i fundit i kushtoi një këngë.

Burime pranë Bella Hadid kanë konfirmuar për “Hollywood Life” se është e shqetësuar për motrën e saj. Javët e fundit Bella i ka qëndruar afër duke u siguruar që Gigi është mirë dhe e lumtur por i trembet një rikthimi me Zayn Malik.