Showbiz

Gjendet e pajetë në shtëpinë e saj aktorja e famshme Japoneze

Aktorja japoneze Sei Ashina u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Tokio të hënën. Ajo ishte 36-të vjeç.

Ashina kreu vetëvrasje dhe kjo u konfirmua nga kompania e saj e menaxhimit dhe policia e Tokios, sipas “Variety”.

Aktorja ishte e njohur më së shumti për një nga rolet kryesore në dramën historike “Silk” të vitit 2007, një bashkëprodhim ndërkombëtar i drejtuar nga François Girard.

Ende nuk dihet arsyet që e çuan aktoren drejt vetëvrasjes.