Food & Drink Health & Beauty

Gjendje në të cilën trupi fillon të shkrijë dhjamin, zbuloni sa kohë i nevojitet trupit që të hyjë në ketozë!

Njëra ndër dietat më të popullarizuara këto ditë është keto-dieta e njohur për marrjen e vogël të karbohidrateve, por që i ndihmon trupit që karburantin kryesor të trupit, glukozën ta shndërrojë në ketonë. Ketonet janë komponentë që krijohen me shtresimin e yndyrës të cilat shërbejnë si karburant alternativ. Keto-dieta jo vetëm që ndihmon në humbjen e peshës, por është e lidhur edhe me benefite të shumta, siç janë zvogëlimi i nivelit të kolestrinës së mirë dhe zvogëlimin e sheqerit në gjak, insulinës dhe trigliceriteve.

Ajo që përherë kemi pyetur është sa duhet trupi të hyjë në ketozë. Ajo është gjendje metabolike në të cilën trupi juaj e shndërron yndyrën në molekula të quajtura ketone, të cilat trupi i shfrytëzon si burim kryesor energjie, kur glukoza është e kufizuar. Mënyra më e mirë që të hyni në ketozë është që të zvogëloni marrjen e karbohidrateve. Nëse trupi juaj ka tepricë glukoze, ajo mund të shtresohet në mëlçi dhe muskuj në formë glikogjenësh. Koha për të hyrë në ketozë dallon varësisht nga personi.

Parimisht, duhen 2 deri në 4 ditë që të hyni në ketozë nëse hani 20 deri 50 gramë karbohidratesh në ditë. Disave do t’u duhen edhe më shumë se një javë. Koha e hyrjes në ketozë varet nga marrja juaj e zakonshme e hidrokarbureve, marrjes ditore të yndyrës dhe proteinave, ushtrimeve, moshës dhe metabolizmit. Kur trupi juaj hyn në ketozë mund të ndieni diçka që quhet keto-grip, i cili përfshin dhembjen e kokës, lodhjen, erën e keqe të gojës dhe shtimin e etjes. Edhe pse kjo mund të jetë shenjë që keni hyrë në ketozë, mënyra më e mirë që ta verifikoni këtë është që të kontrolloni ketonet në organizmin tuaj.

Ekzistojnë tri lloje ketonesh, acetoacetat, aceton dhe beta-hidroksibutirat, të cilat mund të maten në urinë, erën e gojës dhe në gjak. Niveli i ketoneve mbi 0.5 mmol tregon që trupi ynë është në ketozë, niveli i ketoneve në përpjesëtim prej 1.5-3.0 mmol për një litër është ideal për mbajtjen e ketozës. Nëse dëshironi që të përshpejtoni hyrjen në ketozë, zvogëloni marrjen e karbohidrateve të cilat pengojnë prodhimin e ketoneve.

Mos bëni gabim dhe të merrni pak më shumë yndyrë, sepse kjo mund të shtyjë prodhimin e ketoneve dhe humbjen e peshës. Merrni së paku 70% kalori në nivelin ditor, 20% nga proteinat dhe 10% nga karbohidratet. Kini kujdes me proteinat, sepse edhe ato mund të pengojnë këtë proces. Ushtrohuni, flini gjumë mjaftueshëm dhe pushoni gjatë ditës që trupi dhe organizmi juaj të jenë të gatshëm që t’i përkushtohen ketozës.