Fashion

Gjithçka që duhet të dini nga koleksioni më i ri i “Dundas x Revolve”!

Nëse nuk e keni pasur mundësinë për të blerë diçka nga koleksioni i parë i “Dundas x Revolve”, për shkak se u shit shpejt pasi u lançua në “Javën e Modës” në New York shtatorin e kaluar, dyshja rikthehet me koleksionin e dytë. Koleksioni ofronte veshje, këpucë dhe aksesorë të ndryshëm. Gjithashtu përfshinte fustane të të gjitha ngjyrave e gjatësive, streçe lëkure, pantallona xhins, “jumpsuit”, triko, xhaketa, xhupa dhe pulovra për sezonin vjeshtë-dimër. “Dundas x Revolve” shfaqi 50 veshje në pasarelën e “Javës së Modës” në New York.

Nuk mund të mungonin produktet e make up-it, produkte për kujdesin ndaj lëkurës dhe flokëve. Sigurisht që koleksioni përmban edhe veshje festive, nga trikot deri te fustanet e tejdukshëm, por koleksioni i dytë nga “Dundas x Revolve” është fantastik.

“Dundas x Revolve” lançoi fustane të gjatë dhe të shkurtër në të gjitha modelet, gjithashtu edhe xhupa të fryrë për këtë periudhë dimri. Në fund të fundit, temperaturat kanë filluar të bien në mënyrë drastike dhe cila është mënyra më e mirë për të qëndruar ngrohtë, teksa vishni një xhup ose pallto të ngohtë dhe të butë si mëndafsh? Pulovrat klasike të thurura dhe xhaketat prej lëkure të këtij koleksioni të ri janë tepër të veçanta. Nëse jeni kuriozë ose të interesuar për koleksionin më të fundit të “Dundas x Revolve”, hidhini një sy disa prej veshjeve dhe blini të preferuarën tuaj përpara se të shitet i gjithë koleksioni.