A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears jep mesazhin kuptimplotë në “A Live Night”!

Gjon’s Tears ishte i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night”. Me një intervistë shumë speciale dhe të sinqertë, Gjon’s Tears na tregoi më tepër për karrierën e tij muzikore, teksa e trajtoi muzikën edhe si biznes.

Tani kuptoj që muzika është një biznes shumë i komplikuar.  Duhet muzika, promocioni, intervistat, kontratat. Muzika është puna ime, këndoj me pasion. Muzika nuk është pasioni im, muzika është puna ime, këndimi është pasion.

Ndërkohë, artisti kishte edhe një mesazh për këngëtarët që padiskutim nuk duhet humbur.

Do doja që në industrinë muzikore, gjëja më e rëndsishme të ishte muzika. Nuk është sepse rrjetet sociale dhe televizori, po e çojnë në anën vizuale. Ka plot këngëtarë që këndojnë gabim, por dinë të tregojnë një histori. Problemi është që ka plot njerëz që nuk këndojnë me të vërtetë live. Ka plot artistë që janë komplet ndryshe nga të tjerët. Kënga me kualitet gjithmonë vlerësohet, vetëm se duhet kohë për t’u vlerësuar. Ka mundësi vlerësohet kur nuk je këtu për ta parë. Jam i sigurt që puna me kualitet vlerësohet, por nuk e dimë kur. Besoj që kur isha më i vogël doja më shumë sukses, njerëz që vinin të interesoheshin për mua…