Showbiz

Gjon’s tears mahnit jurinë e “The Voice of France”

I njohur me emrin e artit Gjon’s tears, këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj po korr mjaft sukses në spektaklin “The Voice of France”.

Ai është bërë i njohur për publikun shqiptar në moshën 12-vjeçare teksa ka konkurruar në “Albanian’s Got Talent” duke bërë për vete jurinë dhe publikun me zërin e tij.

Së fundmi Gjon’s tears e kemi në finalen e “The Voice Kids Albania” ku interpretoi live, projektin e tij të parë muzikor “Babi” që është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Kjo prurje e këngëtarit u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare dhe është votuar javë pas jave nga publiku.

Momentalisht Gjoni është konkurrent në “The Voice of France” ku po kalon me sukses fazat e këtij talent-show dhe po mahnit jurinë e po rrëmben zemrat e audiencës me vokalin e tij.

Ja disa nga performancat live të artistit shqiptar.