A Live Night Celebrities Music Showbiz

Gjon’s Tears: “Tani thashë dua të bëj muzikë!” Cili ishte çasti vendimtar në karrierën e artistit?!

Gjon’s Tears, një artist shumë i dashur dhe i talentuar ishte i ftuar në episodin e sotëm të “A Live Night”. Gjon’s Tears vjen me një intervistë shumë speciale dhe të vërtetë padiskutim. Teksa rrëfen hapat e tij në muzikë, artisti tregon për pikën kyçe të karrierës së tij, që ishte pikërisht në moshën 18-vjeçare.

Kur isha 18 vjeç, thashë në rregull e bëra shkollën, për mësues frëngjitshte. Tani thashë dua të bëj muzikë. Kam bërë muzikë vetë në dhomën time, tani dua të di si është të bësh muzikë me të tjerët, me një bandë. Doja të shihja si ishte industria e muzikës në Zvicër sot.

Pikërisht kjo ishte pika kulminante, ku artisti njeh më tepër industrinë e muzikës dhe përfshihet në të. Koncertet, festivalet dhe shtëpitë diskografike nisën të bëheshin pjesë kryesore e jetës së këngëtarit. Ja çfarë zbulon ai ekskluzivisht për “A Live Night” në Top Albania Radio.

Pashë një letër për një akademi. Bëheshin festivale, koncerte dhe në fund regjistrime në një studio shumë të famshme. Bëra casting dhe më morën. Takova muzikantët e mi, me ata jam ende tani. Erdhi momenti. Këmi bërë koncerte, festivale. Regjistruam atje dhe ishte një eksperiencë shumë e bukur.