Showbiz

“God’s Plan” së shpejti një markë ndërkombëtare

Reperi i famshëm Drake po përpiqet të bëjë krejtësisht të vetën frazën e këngës së tij “God’s Plan”.

Ai dhe skuadra e tij menaxheriale në fund të muajit korrik kanë firmosur kontrata për të kthyer këtë frazë në një markë ndërkombëtare që pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.

“God’s Plan” do të bëjë gjithçka, nga realizimi i një koleksioni bluzash, prodhim këngësh, fondacion bamirësie, sponsorizim e të tjera.

Momentalisht pritet që kjo markë të miratohet dhe Drake të kthehet në një biznesmen. Kujtojmë se “God’s Plan” që prej lançimit ka mbajtur vendin e parë në “Bollboard Hot 100” prej javësh të tëra.