Bota Tech

Google shkarkon punonjësit që protestuan për lidhjet e kompanisë me ushtrinë e Izraelit!

Google tha se ka anulluar kontratat me 28 pounonjës të saj që morën pjesë në një demonstrim me qëndrim ulur më shumë se 10 orë para selive të kompanisë në Kaliforni dhe në New York City, duke protestuar për ndihmën e gjigantin teknologjik ndaj ushtrisë së Izraelit.

Pas protestës së të martës nga një grupim i quajtur ‘No Tech For Apartheid’ (Jo teknologji për aparteidin) Google njoftoi se kishte shkarkuar 28 punonjës që kishin marrë pjesë në protestë. Protesta ishte në kundërshtim të bashkëpunimit të quajtur ‘Project Nimbus’, një kontratë me vlerë $1.2 miliardë e kompanisë me Izraelin sipas të cilës Google kryen ruajtjen dhe organizimin e të dhënave për shtetin hebre.

Chris Rackow, kreu i Google për sigurinë globale tha se:

Kompania ka zero-tolerancë ndaj sjelljes së protestuesve dhe punonjësve në protestë.

Pas rreth 10 orë protestë, policia kishte arrestuar grupet e punonjësve si në New York e California. Rrjeti turk TRTWorld shkruan:

Lëvizja koinçidon me ofensivën ushtarake në vijim të Izraelit në Gaza ku që prej 7 tetorit janë vrarë më shumë se 33,800 njerëz.

Shkarkimet erdhën pasi nëntë punonjës u ndaluan nga policia gjatë protestës në Sunnyvale, California, dhe në New York, e cila shkaktoi zhurmë brenda kompanisë. Projekti Nimbus është një makineri inteligjente e ruajtjes, analizimit dhe identifikimit të të dhënave nga Google, të cilin kritikat thonë se Izraeli po e përdor për sulmet ndaj territoreve palestineze.

Sistemi mbledh dhe organizon të dhënat e burimeve të Izraelit dhe ushtrisë së tij, nga statistikat apo mjetet e mbikëqyrjes si kamerat e rrugëve apo të dronëve, së bashku me databazën e identiteteve të personave dhe adresave në territoret e pushtuara.