Bota

Grace, roboti që shoqëron pacientët me COVID-19 !

Grace është roboti me temperament dhe një sens humori të këndshëm që shoqëron, argëton dhe i shërben pacientëve me COVID-19 në Hong Kong.

Gjëja më e dhimbshme në “luftën” me COVID-19 është vetmia, vetmia mbytëse e mureve të bardha të spitalit, vetmia e frikës së vdekjes dhe e mungesës së familjarëve të dashur.

Unë mund të vizitoj njerëzit dhe t’i lumturoj sado pak ditën, mund të bëjë gjithashtu terapi me ta, si dhe t’i ofroj ndihmë mjekësore, shprehet Grace.

 

Sipas projektuesit të robotikës David Hanson, Grace i ngjan një profesionisti të kujdesit shëndetësor dhe është krijuar për të lehtësuar barrën e stafit të spitalit të cilët kanë qenë të mbingarkuar me punë për shkak të pandemisë.

Ai tha se Grace ka një pamje të ngjashme me atë të njeriut dhe ndërvepron si të ishte e tillë duke shtuar se ajo ka më shumë se 48 muskuj në fytyrë të cilat e ndihmojnë të shprehi ndjesitë e saj.