Bota Health & Beauty

Gratë e këtij vendi do të marrin një test falas për kancerin e qafës së mitrës!

Të gjitha gratë në Holandë që kanë mbushur moshën 30 vjeç do të marrin komplete vetë-testimi për kancerin e qafës së mitrës, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik i vendit. Ky vendim është pjesë e programit kombëtar të monitorimit të kancerit të qafës së mitrës dhe do të zbatohet këtë javë.

Testi mund të zbulojë praninë e papillomavirusit njerëzor, ose HPV, një virus që mund të shkaktojë këtë lloj kanceri dhe nëse virusi gjendet, gruaja e testuar do të ftohet të vizitojë mjekun e saj të përgjithshëm për një Pap test. Sëmundja është më e zakonshme tek gratë e moshës 30 deri në 60 vjeçe dhe në baza vjetore, rreth 900 gra në Holandë sëmuren nga kanceri i qafës së mitrës dhe 200 prej tyre vdesin nga kjo sëmundje.

Pas sistemit tretës, vagina është organi që ka numrin më të madh të baktereve e vlen të theksohet se shumica prej tyre janë në dobi të shëndetit riprodhues. Ndonëse gratë mendojnë se vagina duhet pastruar me solucione e shampo larëse, nëse do t’i njihnin më mirë efektet negative e afatgjate të këtij veprimi, nuk do e bënin më kurrë këtë gjë.

Vagina është një organ vetëpastrues dhe larja me shampo a sapunë rrit rrezikun e infektimit me papillomavirus (HPV). Hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit dolën në këtë përfundim pasi studiuan të dhënat nga 1271 gra të moshave 20-49 vjeç të cilat kishin raportuar ritualet e higjienës vetjake. Studimi, i publikuar në “Journal of Infectious Diseases” zbuloi se rreziku i infektimit me HPV ishte 26% më i lartë te gratë që përdornin shampo e larës.