Botë e Çuditshme

Gruaja pretendon se është personi më i vjetër në botë, feston 119 vjetorin e lindjes!

Seker Arslan ka festuar ditëlindjen e saj të 119 duke pretenduar të jetë personi më i vjetër në botë dhe suksesin e çdo gjëje ajo ia dedikon dietës së saj të yndyrshme me gjalpë dhe djathë.

Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya dhe në kartën e identitetit shkruhet se ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902. Ajo festoi ditëlindjen të dielën e rrethuar nga nipërit dhe mbesat e saj, në Amasya të Turqisë.

Familjarët i kishin përgatitur një tortë qirinjtë esë cilës tregonin 120 vjeç por në fakt ajo mbushi 119 dhe nëse verefikohet e saktë gruaja do të thyejë rekordin e moshës duke u bërë personi më i moshuar në botë.

Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç. Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.

Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes.

Pavarësisht kësaj ajo është e rrethuar nga të afërmit pasi jeton me vajzën e saj, dhëndrin dhe dy nipërit e mbesat. Serap tha se e vetmja keqardhje e nënës së saj ishte që nuk kishte ende stërnipër.