Showbiz

Habit Drake! Reperi u paguan 50 mijë dollarë blerje njerëzve në një market

Askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Drake. Ndoshta ndihet mirë nga suksesi i hiteve të tij më të fundit ose ndoshta kishte shumë kohë që nuk bënte bamirësi pasi këtë javë e ka lëshuar krejtësisht dorën.

Ai i ka lënë një marketi të zonës Sabor Tropical në Miami 50 mijë dollarë për të mbuluar të gjitha blerjet e qytetarëve të zonës që hyjnë në të.

Drake ka hyrë në këtë market dhe ka dorëzuar çekun tek menaxheri i marketit dhe pa bërë zë është larguar pa e parë askush. Gjithashtu në fillim të javës ai dhuroi 25 mijë dollarë për shkollën “Miami Senior High School” dhe më vonë 50 mijë dollarë të tjera për universitetin e Miami.