Showbiz

Habit këngëtari i njohur: “Më kanë quajtur homoseksual që 15-vjeç”

Këngëtari i njohur kanadez, Shawn Mendes njihet si një personazh shumë i hapur si për lidhjen e tij me Camila Cabello-n, karrierën apo edhe për kostot e të qenurit figurë publike. Së fundmi, në një intervistë me Dax Shepard, këngëtari i “Stitches” diskutoi lidhur me thashethemet që ka dëgjuar për orientimin e tij seksual. Duke folur me aktorin në “Armchair Expert”, Shawn shpjegoi se ka qenë shumë temë e sikletshme dhe që e ka lodhur.

“Ishte kaq zhgënjyese dhe e vështirë për mua, sepse kisha pranë meje disa njerëz shumë të afërt nga komuniteti LGBTQ dhe ndihesha keq për ta!”– shpjegoi 22-vjeçari.

Ai tha se që 15-vjeç e kanë etiketuar si “homosekskual”, teksa u shpreh: “Unë nuk jam homoseksual por nuk do të kishte ndonjë problem edhe po të isha. Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual por nuk jam. Të gjithë më kanë quajtur “homoseksual’ që kur isha 15-vjeç dhe me të vërtetë që nuk e marr vesh. Unë kam patur gjithnjë komplekse lidhur me mënyrën se si duhet të flas apo të ulem. Unë jam i pari që kryqëzoj këmbët sapo ulem.”-tha ai.

Artisti tha se duke qenë se i është dashur të merret me këtë që kur ishte adoleshent, ai e kupton që njerëzit e këtij komuniteti LGBTQ e vuajnë shumë këtë pjesë.

“Unë mendoj se shumë persona e kalojnë këtë dhe edhe më keq se kaq, ka kaq shumë djem që janë homoseksualë dhe duhet të dëgjojnë sharje dhe etiketime.”-shtoi këngëtari.