Showbiz

Hailey Baldwin feston ditëlindjen, ja si e suprizon bashkëshorti i saj

Modelja e famshme Hailey Baldwin mbrëmjen e kaluar festoi ditëlindjen e saj të 22-të, e para si një vajzë e martuar.

Bukuroshja u bë epiqendra e një feste të vogël ku të pranishëm ishin vetëm familjarët e Bieber të cilit kishin oraganizuar surpriza, si edhe familjarët e saj.

Fillimisht Justin i tregoi asaj tortën e veçantë me futa dhe një dedikim dhe nuk ngurroi që ta përlyente atë me tortë ashtu siç e kërkon tradita për këdo që feston ditëlindjen.

Këngëtari kanadez kishte ruajtur një tortë të dytë me qirinjtë që modelja i shuajti pasi shprehur dëshirën. Më pas ata shkrepën disa foto dhe vazhduan festimet privatisht.

Fotot dhe videot e këtyre momenteve të veçanta i postoi në rrjetin social Instagram mamaja e Justin e më pas u shpërndanë nga faqjet e fansave të tyre.