Celebrities Gossip Showbiz

Harroi Bella Hadid! The Weeknd në një lidhje tani me ish-shoqen e saj?

Së fundmi këngëtari i njohur The Weeknd është parë me ish-shoqen e ish-të dashurës së tij Bella Hadid, Simi Khadra në Los Angeles. Nuk është hera e parë që këngëtari 31-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, lidhet me Simi, pasi thashethemet rreth kësaj teme kanë qarkulluar fillimisht që në prillin e kaluar.

Megjithatë, të mërkurën mbrëma, dyshja u takuan edhe një herë, pasi u panë duke u larguar së bashku nga hoteli i mrekullueshëm “Sunset Tower” në West Hollywood pas një darke që ata kaluan së bashku.

Bella nga ana tjetër thuhet se nuk i ka ndjekur të dy si The Weeknd ashtu edhe Simi-n që prej vitit të kaluar, pas raportimeve fillestare prej të cilave thuhej se ata ishin në një lidhje, megjithëse ata nuk ishin fotografuar kurrë së bashku deri më tani. The Weeknd bëri çmos për t’u dukur i zënë teksa doli me shpejtësi nga hoteli, ndërsa Simi e ndoqi nga afër. Simi është pjesë e DJ me motrën e saj Haze Khadra, të njohura si Simi And Haze, dyshja lançoi linjën e tyre të bukurisë SIMIHAZE BEAUTY vitin e kaluar.

Muajin e kaluar, dyshja u panë edhe në festën e publikimit të albumit të The Weeknd në Delilah në West Hollywood, duke nxitur thashetheme të reja për një romancë. Ndërkohë, The Weeknd dhe Bella u lidhën për herë të parë së bashku në prill të 2015-ës. Ata fillimisht u përfolën se ishin ndarë në shkurt dhe më pas u rikthyen bashkë në 2018.

Theksojmë gjithashtu se artisti i njohur së fundmi është shpallur si një nga artistët më të dëgjuar në të gjithë botën. Nëse doni të zbuloni më shumë në lidhje me këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe për jetën e karrierën e tij mund të klikoni në këtë link.