Celebrities Showbiz

Harry Styles blen portretin ‘kryevepër’ të tij nga Joe Lycett për vetëm 7 dollarë!

Këngëtari i njohur Harry Styles bleu një portret të tij me vlerën 6 paund (7 dollarë), i cili ishte bërë nga komediani Joe Lycett. Joe e krijoi atë në formën e parodisë për versionin origjinal që u bë nga David Hockney për koleksionin e tij në Galerinë Kombëtare të Portreteve.

Këngëtari i hitit “Sign Of The Times” kontaktoi Joe pas krijimit të pikturës, megjithëse fansat e tij kanë thënë se ai në pikturë duket “më shumë si Alan Carr”.

Në screenshoot-et që komediani ndau, dyshja përfshihen në një bisedë duke diskutuar për çmimin e pikturës përpara se Joe të pranojë t’ia japë atë Harry-t.

Në bisedën më sipër, Harry shkruan:

Unë mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që ta blej këtë portret nga ju. Nëse do të mendonit të ma jepnit këtë kryevepër, do të doja ta vendosja menjëherë në murin e shtëpisë sime.

Joe nxitoi të ofroi një çmim:

Unë do t’ju jap për 8 £.

Por Harry vendosi të sugjeronte një çmim 6 £. Oferta përfundimtare ishte £ 6,50 por jo veteëm kaq.  Joe ofroi në fund pasi e rimendoi edhe diçka tjetër:

Ose 6 £ dhe një çokollatë KitKat me gjalpë kikiriku.