Celebrities Gossip Showbiz

Heidi Klum më e dashuruar se kurrë në krahët e partnerit të saj 17 vite më të ri!

Duket se kjo është vera e të dashuruarve teksa shumë çifte të showbiz-it shqiptar dhe të huaj nuk na i kanë kursyer momentet romantike me njëri-tjetrin. Heidi Klum i bashkohet kësaj liste, dukeqenë se ajo është fotografuar në momente shumë të afërta me partnerin e saj.

48-vjeçarja është parë në krahët e 31-vjeçarit Tom Kaulitzher teksa dyshja po kalonte një kohë vërtet të mirë. Dyshja udhëtoi e më pas lundruan për në ishullin e Korsikës së bashku. Edhe pse ishin të rrethuar nga katë fëmijet e Heidi, çifti nuk i kurseu momentet e afërta.

Modelja ka qenë në Europë gjatë kësaj jave dhe është fotografuar me bikini në ngjyrë lejla dhe duhet ta pranojmë se dukej tepër e mrekullueshme. Kujtojmë, se Heidi ka katë fëmijë, 17-vjeçaren Leni, 15-vjeçarin Henry, 14-vjeçarin Johan dhe 11-veçaren Lou. Vajzën e madhe Leni e ka me biznesmenin Flavio Briatore, ndërkohë që babai i tre fëmijëve të tjerë, është ish-bashkëshorti i Heidi, Seal.

Supermodelja njihet për veshjet e saj të mrekullueshme në festën e saj vjetore, por në vitin 2020 vendosi mos ta organizojë atë në shenjë respekti për njerëzit e prekur nga koronavirusi. Këtë lajm e dha vetë Heidi në një intervistë.

Me gjithçka që po ndodh tani në botë, mendoj se është shumë herët për mua të kem një festë. Ndaj nuk do e organize këtë vit. Njësoj si vitin e kaluar, e ndjej që është intensive për mua ta organizoj atë tani. Unë nuk dua që askush të lëndohet sepser ne do të argëtheni në në festë ndaj dhe nuk kam dëshirë ta bëj.

Dukej se veç pamjes së mrekullueshme, Heidi ka shumë më tepër se aq, për aq kohë sa mendon në këtë mënyrë. Tanimë ajo po kalon një kohë të mirë me familjen e saj, katër fëmijët dhe partnerin 17 vite më të ri se ajo. Megjithatë, disa vite nuk janë asgjë nëse dukesh aq e mrekullueshme sa Heidi Klum.