Bota

Hera e parë që nga 7 tetori, administrata Biden pezulloi dërgesën e municioneve në Izrael!

Administrata Biden javën e kaluar pezulloi dërgesën e municioneve të prodhuara nga Amerika në Izrael, thanë dy zyrtarë izraelitë për “Axios”.

Është hera e parë që nga sulmet e 7 tetorit që Uashingtoni ka pezulluar dërgesën e sistemeve të armëve të destinuara për ushtrinë izraelite.

Presidenti amerikan po përballet me kritika të ashpra nga amerikanët që kundërshtojnë mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë izraelite.

Qeveria amerikane i kërkoi Izraelit në shkurt që të sigurojë garanci se armët e prodhuara nga SHBA po përdoren nga Chahal në Gaza siç kërkohet nga ligji ndërkombëtar. Izraeli i dërgoi Uashingtonit një letër me garancitë përkatëse në mars, sipas “Axios”.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se “Është Hamasi ai që po pengon një marrëveshje për lirimin e pengjeve”.

Duke shtuar se “Izraeli ishte dhe është ende i gatshëm për një armëpushim për lirimin e të rrëmbyerve tanë”.

Netanyhau shton se Izraeli nuk mund të tërheqë ushtrinë nga Gaza, gjë që e kërkon Hamas, pasi sipas tij kjo është dorëzim.

“Ne nuk jemi gati të pranojmë një situatë në të cilën batalionet e Hamasit të dalin nga bunkerët e tyre, të rimarrin kontrollin e Gazës, të rindërtojnë infrastrukturën e tyre ushtarake dhe të kthehen në kërcënimin e qytetarëve të Izraelit në komunitetet fqinje”,-ka theksuar ai.