Food & Drink Travel

Hiqni dorë nga zakoni i të konsumuarit kafe teksa jeni duke fluturuar me avion, ne ju themi arsyen përse!

Me siguri ju ka ndodhur të konsumoni një kafe gjatë kohës që keni qenë duke fluturuar me avion. Por mesa duket nuk duhet ta bëni më këtë. Anëtari i ekuipazhit të kabinës, i njohur në internet vetëm si Kevin, shpesh përdor TikTokun e tij për të zbuluar se si funksionon industria e linjave ajrore. Në një postim të fundit, ai ofroi mendimet e tij për një temë të fundit në Reddit rreth kafesë gjatë fluturimit.

Një koment në këtë temë, nga një person që pretendonte se ishte pilot, ishte se kafeja nuk duhet pirë kurrë në avion, pasi rezervuari i ujit pastrohet rrallë. Kevin e mbështeti këtë, duke shtuar se:

Fakti që rezervuarët e ujit pastrohen rrallë duhet të jetë shqetësimi juaj më i vogël. Gjithmonë kam qenë i shqetësuar për mënyrën sesi stjuardesat i pastrojnë enët për kafe. Për çfarëdo arsye, ne nuk duhet t’i zbrazim enët e kafesë në kanalizim, duhet t’i zbrazim në tualet. Unë imagjinoj se ka disa lloj grimcash, bakteresh, çfarëdo që shkon përsëri në enën e kafesë dhe kthehet përsëri te aparati i kafesë.

@ichbinvin

#flightattendant #travel #airline

♬ original sound – keVin

Njerëzit zgjohen çdo mëngjes me aromën dhe shijen e kafesë së nxehtë. Kafeja është një mënyrë e shijshme për të nisur ditën, kështu që nuk është çudi se rreth 400 miliardë filxhanë kafeje konsumohen në mbarë botën çdo vit. Shumë njerëz pinë kafe me shpresën se do t’i ndihmojë për të humbur peshë. Edhe pse disa kërkime sugjerojnë se kjo mund të jetë e vërtetë, ekspertët dyshojnë nëse kafeja është mik apo armik i një diete.