Gossip

Historia përsëritet edhe për Cardi B! Reperja kërkon falje publike për shkeljen e rregullave anti-Covid!

Reperja e famshme, Cardi B organizoi një festë të madhe me rastin e Ditës së Falenderimeve. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ndjekësit e saj të cilët i janë kthyer kundër. Këngëtarja tregoi se kishte mbledhur për festën 12 fëmijë dhe 25 të rritur, duke shkuar kështu kundër rregullave anti-Covid. Menjëherë pasi zbuloi këtë gjë ndjekësit në rrjete sociale nisën deklaratat kundër saj.

Për këtë arsye, Cardi B nëpërmjet një postimi në Twitter kërkoi falje publikisht dhe sqaroi arsyen përse organizoi festë aq të madhe. “Më falni, nuk po përpiqesha ta bëja dikë të ndihej keq. Kisha familjen time për herë të parë në shtëpi dhe kjo më bëri të ndihesha shumë mirë. Kam shpenzuar shumë para që t’i bëja testet të gjithëve dhe ja vlejti. Nuk po përpiqesha të ofendoja askënd”,-është shprehur Cardi.

Gjithashtu reperja ka treguar se ajo vetë dhe gjithë njerëzit që punojnë me të testohen rregullisht, 4 herë në javë. Rikujtojmë, se Cardi B nuk ka qenë ndër të vetmit personazhe të njohur që është kritikuar për të tilla organizime në kohë pandemie. Së fundmi, ndjekësit ju kthyen kundër edhe Rita Orës për të njëjtën situatë.