Sport

Humb garën e rëndësishme! Kampioni i botës në ”Formula 1”, pozitiv me Covid-19!

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton rezulton pozitiv me koronavirus. Vetëm dy javë pasi u shpall për herë të 7-të kampion bote ai është infektuar nga Covid-19 dhe me të gjitha gjasat do të humbi garën e fundjavës, në Sakhir Grand Prix të Bahreinit. Pikërisht anglezi do të zëvendësohet në krye të makinës më të mirë Mercedez nga Stoffel Vandoorne ose Esteban Gutierrez.

Për momentin nuk ka detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të 35-vjeçarit. Hamilton është një nga garuesit më të mirë në gjithë historinë e F1 pasi me tituj qëndron barazim me legjendën Schumacher, teksa ka më shumë fitore se gjermani duke mbajtur rekordin.

Sa i përket infektimit, vetëm javën e kaluar Hamilton rezultoi plot 3 herë negativ. Ditën e djeshme mësohet se ai ka shfaqur simptoma pasi ka pasur kontakte me një individ dhe tashmë atij i duhet të qëndrojë në izolim të paktën deri në fundjavë.