Sport

Hungaria pa kapitenin Szalai në sfidën me Shqipërinë!

Hungarisë i mungon Adam Szalai, sot në ndeshjen ndaj Shqipërisë, e vlefshme për grupin e parë të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Sulmuesi 33-vjeçar, i cili mban edhe shiritin e kapitenit në përfaqësuesen hungareze rezultoi pozitiv me koronavirus në testet e UEFA-s dhe nuk do të mund të luajë në “Elbasan Arena”.

Federata Hungareze e Futbollit njoftoi se në një test tjetër të kryer një natë më parë, Szalai doli negativ, por për sfidën ndaj Shqipërisë nuk mund të grumbullohet, pasi për bazë merren vetëm testet zyrtare të UEFA-s.

Sulmuesi që vesh fanellën e Mainz-it në Bundesligën gjermane është lider i repartit të avancuar te Hungaria, pasi numëron 74 ndeshje dhe 24 gola me përfaqësuesen. Mbrëmjen e të enjtes ishte titullar në “Puscas Arena” ndaj Anglisë.

Tre ditë më parë në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare e Futbollit dështoi në përpjekjet për t’i rrëmbyer Polonisë një fitore e ndeshja përfundoi 4-1. Loja nuk ishte për t’u heshur poshtë por trajneri Reja kërkon të shmangen gabimet që sollën disfatën e 2 shtatorit.

Një humbje me Poloninë qëndron, por me Hungarinë duhet të fitojmë se s’bën, çdo ndeshje është vendimtare në këtë pikë, jemi akoma në lojë.