Bota

I druhet Kinës, Parlamenti britanik mbyll llogarinë në Tik Tok!

Parlamenti britanik vendosi të mbyllë llogarinë në TikTok, pasi deputetët konservatorë dhe dy lordë shprehën shqetësime për mundësinë që media sociale kineze t’i kalojë të dhënat e përdoruesve qeverisë së Pekinit, pra Kinës, shtet i njohur për tensionet që ka me Perëndimin, sidomos me Amerikën.  Shqetësimet gjenden në një letër dërguar kryetarit të Dhomës së Komuneve dhe Lordëve. Nënshkruesi i parë është deputeti konservator, Nus Ghani.

Krahas tij është edhe ish-kandidati për kryesimin e Partisë Konservatore, Tom Tugendhadt e ish-lideri i konservatorëve, sër Iain Duncan Smith, i njohur për qëndrime shumë kritike ndaj vendit aziatik. Në letër thuhet:

Perspektiva që qeveria kineze e Xi Jinping-ut të ketë akses në të dhënat personale, në telefonat e fëmijëve tanë duhet të jetë një shqetësim i madh!

Në Westminster u vendos që të pezullohej projekti pilot që kishte çuar në krijimin e një profili parlamentar për të tërhequr përdoruesit e rinj të rrjetit social në pronësi të kompanisë kineze Bytedance.