Aktualitet

I infektuar me COVID, shuhet gazetari Artjan Tepelena!

COVID-i i merr jetën gazetarit Artjan Tepelena. Prej kohësh i infektuar me koronavirus, Artjani nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen dhe u shua në moshën 58-vjeçare. Pavarësisht trajtimit të gjatë spitalor, fatkeqësisht COVID-i e mundi. Lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta, e njoftuan miqtë e tij në një postim në rrjetet sociale.

Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi Artjan Tepelena!

Përveçse gazetar me përvojë, në karrierën e gjatë, Artjan Tepelena ka qenë edhe pedagog te Gazetaria, si dhe ka punuar si drejtues i Departamentit të Informacionit në TVSH, ku gjithashtu ka qenë Drejtor Programacioni e në disa televizione private.

Departamenti i Informacionit në Top Albania Radio i shpreh ngushëllime familjes së kolegut, “U prehtë në paqe!”