Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

I keni mbushur 40-vjeç?! Nëse po, duhet të mësoni se këto ushqime janë “armiku” juaj kryesor!

Pas moshës 40-vjeç aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti. Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39%.

Ndaj pas moshës 40-vjeç kujdesi duhet të jetë edhe më i shtuar, ndërsa këto ushqime duhet t’i eleminoni tërësisht nga tavolina juaj. Njihuni me “armikët” tuaj kryesorë:

1.Mishrat e përpunuar

Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Këtu përfshihen: salçicet, proshutat dhe sallamet.

2.Alkooli

Konsumi i lartë i alkolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

3.Pijet e gazuara

Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20%.

4.Të skuqurat

Ushqimet e skuqura rrisin rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

5.Drithërat jo të plota

Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

6.Ëmbëlsirat e gatshme

Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.

Ndërkaq, rikujtojmë se shumë njerëz në mbarë botën kanë folur për pandeminë dhe shtimin në peshë që kanë pësuar gjatë karantinës. Por a është e vërtet se njerëzit kanë shtuar në peshë gjatë kësaj periudhe? Së fundmi, studiuesit rishikuan ndryshimet në peshën e pacientëve një vit para fillimit të pandemisë dhe më pas ndryshimin e peshës gjatë vitit të parë të pandemisë.

Në fakt rezultoi e vërtetë se një pjesë e mirë e tyre shtuan në peshë gjatë karantinës dhe arsyeja për këtë ka qenë stresi i përjetuar gjatë kësaj periudhe. Duke qenë se gjatë vitit të parë të pandemisë stresi u shtua, së bashku me të pati edhe një rritje të nivelit të kortizolit.