Bota Botë e Çuditshme

I kishte ardhur në majë të hundës që hajdutët i vidhnin çokollatat e shtrenjta, shitëse gjen zgjidhjen qesharake!

Një shitës i një marketi të vogël në Londër i kishte ardhur në majë të hundës që hajdutët i vidhnin çokollatat e shtrenjta që kishte vendosur në vitrinë. Ai vendosi që të ekspozojë në vitrinë thjeshtë kutinë dhe çmimin, pa çokollata brenda dhe kështu askush nuk do guxonte që t’i vidhte.

Bashkangjitur produktit shkruhet “ju lutem kërkoni ndihëm e stafit për këtë produkt”. Lucy Brown, drejtore e sigurisë për Partneritetin John Lewis, tha se rritja e vjedhjeve të dyqaneve ishte për shkak të rritjes së krimit të organizuar dhe jo krizës së kostos së jetesës. Vjedhjet me pakicë janë rritur me 27% nga viti në vit në 10 nga qytetet më të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar.