Showbiz

I mungon fansave me projekte të reja muzikore, Vesa Luma zbulon përse nuk është e frymëzuar

Prej kohësh na ka munguar zëri i saj i ëmbël. Bëhet fjalë për këngëtaren shumë të dashur të publikut, Vesa Luma e cila i mungon tregut me projekte të reja muzikore.

E shtyrë nga fansat të cilët i kërkojnë vazhdimisht që të lançojë prurje të reja, këngëtarja ka sqaruar një herë e mirë përse momentalisht nuk është e frymëzuar që të krijojë muzikë.

Me anë të një postimi në Insta Story, ajo rrëfeu se ndryshimet në jetën e saj kanë ndikuar shumë tek gjendja e saj emocionale. Largimi nga Shqipëria, apo jeta familjare që kërkon pa fund përkushtim sigurisht që kërkojnë një vëmendje më të madhe.

“Unë gjithë jetën kam jetuar e frymëzuar me muzikë, por kësaj here nuk dua të më marrë përpara euforia e të jem përsëritëse e gjërave që kam bërë deri tani. Dua të gjej një ekuilibër mes këtyre gjërave, gjë që nuk është e lehtë për mua” ,-shkruan ajo ndër të tjera në postimin e saj.