Bota Botë e Çuditshme

I propozoi të dashurës në metro, arresohet çifti rus!

Propozimi i një burri rus i identifikuar si Evgeny, për të dashurën e tij, në një stacion metroje në Moskë, u shkatërrua pasi u arrestuan dhe u akuzuan për “huliganizëm”. Mediat raportojnë se të nesërmen, Evgeny dhe e fejuara e tij u vizituan nga policia në vendin e tyre të punës. Atyre iu kërkua të vizitonin stacionin lokal të policisë.

“Ne thamë që nuk kishte alkool, gjithçka ndodhi normalisht dhe në mënyrë civile”,-tha Evgeny. Dyshja shkroi shënime shpjeguese, por nuk shkuan në departamentin e policisë. “Ata thanë se ne po pengonim qarkullimin e pasagjerëve”,-ka shtuar Evgeny. Evgeny u dërgua në izolim, ndërsa e fejuara e tij u gjobit me 11 dollarë dhe u burgos për pesë ditë.

Newsweek shkruan se ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme të Rusisë për shpjegim përmes emailit. Ndryshe, kodi ligjor rus identifikon dy lloje të huliganizmit, të vogël dhe kriminal. Ky nuk është rasti i vetëm i dënuar për “huliganizëm të vogël”. Rikujtojmë, se në vitin 2020, Pyotr Verzilov, një aktivist anti-Kremlin, u dënua nga një gjykatë në Moskë për ‘huliganizëm të vogël’ për sharje në publik. Ai u burgos për 15 ditë.